Hoxhaj për zhbërjen e Speciales: Nënshkrimi im do të jetë i pari
18 shtator 2026
| 12:33
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se do të ishte i pari që do ta nënshkruante një nismë për ndërmarrjen e hapave konkretë në Kuvend kundër Gjykatës Speciale.
Deklarata e tij vjen pas raportimeve se PDK-ja pritet të dorëzojë sot në Kuvend propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Hoxhaj ka thënë se fillimisht duhet të mblidhet Grupi Parlamentar i PDK-së, ndërsa ka theksuar se qëndrimi i tij personal është i qartë.
“Qëndrimi im personal është se nënshkrimi im është i pari për të marrë hapa konkretë për ta zhvlerësuar Gjykatën në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.



