Arientin Abdyli: Katër çlirimtarët nuk janë vetëm, e tërë Kosova është UÇK
18 shtator 2026
| 12:24
Ish-luftëtari i UÇK-së dhe njëherësh gazetar në “Klan Kosova”, Arientin Abdyli, ka folur në protestën gjithëpopullore që po mbahet në Prishtinë.
Ai ka thënë se katër krerët e UÇK-së, të dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nuk janë vetëm.
“Katër çlirimtarët nuk janë vetëm, e tërë Kosova është UÇK”, ka thënë Abdyli para protestuesve.



