Limaj: Duhet të diskutohet integriteti i gjyqtarëve që gjykuan liderët e UÇK-së

18 shtator 2026 | 12:35

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, po merr pjesë në protestën e mbajtur në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Limaj ka thënë se një nga çështjet kryesore që duhet të diskutohet është integriteti i gjyqtarëve që marrin vendime në këto procese. Ai tha se gjyqtari që ka udhëhequr trupin gjykues ka zbatuar urdhra politikë.

“Po e shihni sa i rëndësishëm është integriteti personal i një gjyqtari. Një gjyqtar që hapur ka zbatuar urdhra politikë, ka kryesuar trupin gjykues dhe sot…”,  ka thënë ai.

Limaj ka thënë se vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet pikëpyetjeve rreth personave që gjykojnë dhe integritetit të tyre.

“Një nga temat kryesore që duhet të diskutohet është pikëpyetja e atyre që gjykojnë, integriteti i atyre që gjykojnë, ndaj një padrejtësie që po bëhet ndaj njerëzve nga njerëz pa integritet. Dhe gjëja e parë që duhet të kërkohet është, kush janë gjyqtarët, integriteti i tyre…”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se do të…