Jashari: Do të ndërmarrim çdo hap që gjykimi në Hagë të jetë i drejtë

18 shtator 2026 | 13:21

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka folur pas përfundimit të protestës në Prishtinë, ku është pyetur nëse PDK-ja ka ndërmarrë hapa konkretë lidhur me paralajmërimin për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Jashari është shprehur se situata është e ndërlikuar, duke theksuar se PDK-ja dhe deputetë të tjerë e kanë mbështetur krijimin e kësaj gjykate me pritjen se do të ofronte drejtësi, ndërsa, sipas saj, zhvillimet e deritanishme kanë qenë ndryshe.

Ajo ka deklaruar se duhet të shqyrtohen edhe rrugët ligjore dhe institucionale për të ndërmarrë hapa që procesi gjyqësor të jetë, të paktën, i drejtë.

“Është një çështje shumë e ndërlikuar. Ne e dimë që PDK-ja dhe deputetë të tjerë e kanë krijuar këtë gjykatë me pretendimin se do të ishte një gjykatë e drejtë, dhe ka dalë krejtësisht e kundërta, duke u gjykuar çlirimi dhe historia e Kosovës, për të cilën kemi luftuar dhe dhënë shumë. Është një çështje shumë e ndërlikuar, por ne e kemi parë edhe me ekspertë ligjorë se mund të ndërhyhet edhe në njëfarë forme. Unë besoj që bashkë me partinë tonë dhe të gjitha partitë kemi për të ndërmarrë çdo hap në atë formë që gjykimi të jetë së paku i drejtë”, ka thënë Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fund të protestës së sotme gjithëpopullore për mbrojtjen e…