Nata e tretë, Endrit Thaçi i bashkohet thirrjes për protestë në Prishtinë
18 shtator 2026
| 16:38
Qytetarët do të protestojnë edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pas vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë.
Njoftimin për protestën e sontme e ka shpërndarë në “Instastory” edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Endrit Thaçi kishte marrë pjesë edhe në protestën e mbrëmshme në Prishtinë.
Protesta e sontme është paralajmëruar të nisë nga ora 21:00, ndërsa motoja e saj do të jetë “Jo në emrin tim”.




