Hasani: Ishte synim dënimi, jo e vërteta, kjo është drejtësi selektive!

18 shtator 2026 | 21:43

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në emisionin “Tempus”, ka kritikuar mënyrën se si është përcaktuar drejtësia në rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve, duke e cilësuar atë si drejtësi selektive.

Hasani ka deklaruar se, sipas tij, ekzistojnë tri mënyra të përcaktimit të drejtësisë, ndërsa ka vlerësuar se në këtë rast qëllimi ka qenë dënimi dhe jo gjetja e së vërtetës.

“Për mua janë tri mënyra të përcaktimit të drejtësisë. Kjo tregon që qëllim ishte patjetër vetëm dënimi e jo e vërteta, pasi që e vërteta s’mundet të gjendet menjëherë, duke i përjashtuar të gjitha metodat, dhe kjo është drejtësi selektive”, ka deklaruar Hasani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani, Më 17 Shtator 1991 ditën e martë, në…