“Jo në emrin tim”- Protestuesit ndezin flakadan nën thirrjet ‘UÇK’

18 shtator 2026 | 21:45

Tashmë ka filluar protesta në Prishtinë, e cila po zhvillohet kundër vendimit të Gjykatës Speciale, e cila dënoi ish-krerët e UÇK-së.

Në sheshin kryesor të kryeqyteti janë parë numër i madh pjesëmarrësish.

Të pranishëm janë parë edhe Endri Thaçi e Klestor Veseli, djemtë e ish-presidentit Hashim Thaçi, dhe Kadri Veselit.

E njëjta po zhvillohet nën moton ‘’Jo në emrin tim’’, kundër aktgjykimit dënues të speciales ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, e Rexhep Selimit.

Të pranishmit janë dëgjuar teksa thirrin ‘’UÇK’’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në emisionin “Tempus”, ka…