Ish-ushtari i UÇK: Perëndimorët na tradhtuan, Specialja ka dhënë verdikt politik

19 shtator 2026 | 08:49

Ish-ushtari i UÇK-së dhe investitori shqiptaro-amerikan, Uk Lushi, ka reaguar ndaj procesit dhe vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në “Edicionin Special” të Klan Kosovës, Lushi tha se Kosova e kishte pranuar themelimin e Speciales me mirëbesimin se procesi do të zhvillohej sipas standardeve të gjykatave në demokracitë perëndimore.

Ai e cilësoi procesin gjyqësor si politik dhe tha se vendimi ka dëmtuar rëndë besimin në institucionet e drejtësisë.

“Perëndimorët na tradhtuan, shkurt shqip na tradhtuan, për arsye se ju interesoi një verdikt politik dhe me këtë unë mendoj që në fakt ata kanë humbur më shumë”, deklaroi Lushi.

Sipas tij, çështja nuk lidhet vetëm me ish-krerët e UÇK-së, por edhe me mënyrën se si trajtohet historia e luftës së Kosovës.

Lushi tha se qëllimi, sipas tij, është “heqja e UÇK-së nga historia” dhe paralajmëroi se pasojat e vendimit mund të jenë të mëdha për Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka ndarë 144 mijë e…