Nesër protestohet në vendlindjen e Zahir Pajazitit në mbështetje të UÇK-së
20 shtator 2026
| 15:11
Nesër (e hënë) do të mbahet protestë në Orllan të Podujevës, vendlindjen e Heroit të Kombit, Komandant Zahir Pajazitit.
Protesta pritet të mbledhë qytetarë nga Llapi dhe Gollaku, në shenjë mbështetjeje për UÇK-në dhe në kuadër të protestave që po zhvillohen kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve, duke përcjellë mesazhin: “I gjithë Llapi e Gollaku me ❤️ UÇK”.




