“Jo në emrin tim”, qytetarët e Vitisë protestojnë kundër aktgjykimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së
20 shtator 2026
| 20:45
Qytetarë të Vitisë kanë protestuar kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të gjykatës, duke mbajtur pankarta me mesazhin “Jo në emrin tim”.
Protesta vjen disa ditë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në shkallën e parë, Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet burgim./Periskopi/
Njoftimi i plotë:



