BE-ja garanton vazhdimin e investimeve në Prishtinë, në fokus edhe Lojërat Mesdhetare 2030

21 shtator 2026 | 13:18

Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Dirk Schuebel, ka bërë me dije se BE-ja do të vazhdojë mbështetjen dhe investimet në Prishtinë.

Këtë premtim, Schuebel e ka bërë të hënën pas takimit me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. “Mbështetja e BE-së për zhvillimin e Prishtinës ishte në qendër të takimit tim të parë me kryetarin Përparim Rama”, ka shkruar Schuebel në platformën “X”, duke theksuar rëndësinë e demokracisë në nivel lokal.

Ai ka deklaruar se BE-ja do të vazhdojë investimet në infrastrukturën publike, lëvizshmëri, efikasitet energjetik dhe mbrojtjen e mjedisit.

Sipas Schuebelit, këto investime do të lidhen edhe me përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, të cilat do të organizohen nga Kosova pas katër vjetësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të nderuar vellezer e motra, I dashur Ramush, Lumir, Të…