Dënimi i liderëve të UÇK-së, Rama me mesazh për partitë politike: Duhet të jemi bashkë

21 shtator 2026 | 13:47

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është bashkuar protestës së studentëve kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Rama ka deklaruar se krerët e UÇK-së janë akuzuar, sipas tij, në mënyrë disproporcionale, duke u anashkaluar konteksti i luftës në Kosovë.

“Akuzohen në mënyrë disproporcionale krerët e UÇK-së për krime, duke e anashkaluar faktin që UÇK-ja është përgjigje e gjithë popullit tonë ndaj spastrimit etnik, ndaj aspektit të shtypjes e përdhunimit që ka ndodhur gjatë luftës. Pra, nuk mundet një vlerë kombëtare me u kriminalizu nga asnjë proces”, ka deklaruar Rama.

Ai ka theksuar se sheshet e kryeqytetit janë të hapura për protesta dhe ka bërë thirrje për unitet ndërmjet institucioneve dhe partive politike.

“Sheshet e kryeqytetit janë gjithmonë të hapura dhe në përkrahje të çfarëdo proteste që i mbron këto vlera kombëtare. I bëj thirrje të gjitha institucioneve dhe partive që kjo të jetë përtej partive. Duhet unitet kombëtar, duhet të jemi një, duhet të jemi bashkë”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka vendosur të vazhdojë…