Shqiptar Demaçi apel politikanëve pas verdiktit të Hagës: Nëse as këto ngjarje nuk na bashkojnë, nuk mbetet t’i dhimbsemi askujt

21 shtator 2026 | 20:00

Shqiptar Demaçi, djali i Adem Demaçit, ka bërë thirrje për “kthjellje”, pas verdiktit të Gjykatës Speciale.

Ai thotë se “është koha të kthjellemi, që me maturi e mençuri t’i ngrijmë konfliktet e brendshme dhe të bashkëpunojmë që të dalim nga amullia. T’i kryejmë detyrat e shtëpisë”.

Sipas tij, “prognoza mund të shohë thellim të polarizimit partiak e të përçarjes, destabilizim e shtërngata politike / sociale”.

“Nëse as këto ngjarje nuk na bashkojnë, nuk mbetet t’i dhimbsemi kujt!!”, shprehet Demaçi.

“Mbetet pra, që të parët, deputetët e Kuvendit të Kosovës të japin shembull të konstruktivitetit dhe të dalim nga ngërçi institucional. Por edhe popullata duhet të reflektojë dhe të mbështesë me presion konstruktiv zhvillimet politike të tanishme!”, ka përfunduar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti, Daut Haradinaj ka kërkuar bashkërendim të hapave pas aktgjykimit…