Moti sot: Diell, vranësira dhe reshje të dobëta shiu

22 shtator 2026 | 08:23

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas njoftimit, në disa zona vranësirat mund të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 17 deri në 20 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës rekomandon përcjelljen e parashikimeve të motit për ndryshimet eventuale gjatë ditës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Platforma qytetare “Liria Ka Emër” do të mbajë sot një konferencë për…