Ben-Meir: Kosova të ketë kujdes me ShBA-në dhe aleatët pas vendimit në Hagë
Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka hapur një kapitull të ri debati në Kosovë, duke nxitur protesta, reagime politike dhe diskutime për raportet e vendit me aleatët ndërkombëtarë.
Profesori dhe analisti amerikan Alon Ben-Meir, në një intervistë për “Zërin”, ka analizuar zhvillimet pas aktgjykimit dhe pasojat e mundshme politike e ndërkombëtare për Kosovën.
Ben-Meir është ndalur te procesi i apelimit, protestat në Kosovë dhe debatet për ndryshimin apo shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Ai ka folur gjithashtu për pretendimet se aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi përbën “tradhti” nga aleatët ndërkombëtarë, si dhe për rrezikun që një perceptim i tillë të ndikojë në marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në intervistë, Ben-Meir ka diskutuar edhe nëse aktgjykimi mund të ketë ndikim në shtetësinë dhe pozitën ndërkombëtare të Kosovës, si dhe për hapat që duhet të ndërmarrin institucionet e vendit në këtë fazë.
Ai është shprehur edhe për mënyrën se si duhet të zhvillohet përballja ligjore në procesin e apelimit dhe për rëndësinë e raporteve të Kosovës me SHBA-në dhe aleatët e saj ndërkombëtarë.



