Më 26 shtator në Dusseldorf protestohet në mbështetje të liderëve të UÇK-së
22 shtator 2026
| 12:23
Më 26 shtator në Dusseldorf të Gjermanisë është paralajmëruar një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pas vendimit të Gjykatës Speciale.
Protesta pritet të nisë në orën 17:30, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se qëllimi i tubimit është shprehja e mbështetjes për UÇK-në dhe përcjellja e mesazheve të solidaritetit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Qytetarë nga Kosova dhe diaspora kanë organizuar vazhdimisht protesta, përmes të cilave kanë shprehur qëndrimet dhe mbështetjen e tyre ndaj krerëve të UÇK-së.




