Haziri: Sot bëhet një javë qëndresë, nuk do të ndalemi deri në plotësimin e kërkesave

22 shtator 2026 | 15:13

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka bërë të ditur se sot shënohet një javë prej kur qytetarët po mblidhen çdo natë në shesh, me kërkesën për drejtësi.

Haziri ka thënë se për shtatë ditë rresht, protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, duke përcjellë të njëjtin mesazh dhe kërkesë.

“7 ditë rresht në shesh. 7 net pa u ndalur. Një javë bashkë, me të njëjtin zë dhe të njëjtën kërkesë: DREJTËSI!”, ka shkruar Haziri në “Facebook”.

Ai ka bërë të ditur se protesta do të vazhdojë edhe sonte, në ditën e shtatë, duke ftuar qytetarët të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në orën 21:00.

“Nga nata e parë e deri sonte, sheshi vetëm është rritur. E sonte, në ditën e 7-të, mblidhemi përsëri”, ka deklaruar Haziri.

Haziri ka falënderuar të gjithë qytetarët që, sipas tij, kanë qenë pjesë e këtij zëri qytetar çdo natë, duke vlerësuar qëndrueshmërinë, dinjitetin dhe solidaritetin e tyre.

“Një javë qëndresë. Një javë bashkë. Për UÇK-në. Nuk do të ndalemi deri në plotësimin e kërkesave tona!”, ka shkruar Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 28-vjetorin e rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit,…