Protesta në Prizren, Totaj fton qytetarët: Me dinjitet, qetësi dhe zë të fuqishëm

22 shtator 2026 | 15:07

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 25 shtatorit në këtë komunë.

Përmes një postimi në Facebook, Totaj ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në tubimin paqësor pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, për të shprehur qëndrimin dhe indinjatën e tyre, si dhe për të mbrojtur, sipas tij, dinjitetin e atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

“Ky është moment për të dëshmuar se zëri ynë mund të jetë i fuqishëm edhe kur shprehet me dinjitet, qetësi dhe në mënyrë demokratike”, ka shkruar Totaj.

Protesta do të mbahet në sheshin “Shadërvan”, nga ora 19:00, ndërsa organizohet nga fëmijët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta.

“Me dinjitet. Me qetësi. Me zë të fuqishëm”, ka shkruar ndër të tjera Totaj.

May be an image of text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka…