‘Me zemër e krenari për çlirimtarët’, nxënësit e Malishevës dalin në protestë
22 shtator 2026
| 14:59
Nxënësit e Malishevës kanë protestuar sot kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas protestës ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili është shprehur krenar me iniciativën e nxënësve.
Kastrati ka theksuar se dashuria për lirinë dhe respekti për ata që kontribuuan në të vazhdojnë të jenë të pranishme te brezat e rinj.
“Sot, nxënësit tanë në Malishevë marshuan për çlirimtarët, me zemër e krenari, duke dëshmuar se dashuria për lirinë dhe respekti për ata që e sollën atë, jetojnë fuqishëm te brezat e rinj”, ka shkruar Kastrati në rrjetet sociale.



