Dënimi i liderëve të UÇK-së, Milazim Thaçi: Kam qarë shumë, kishte shumë keqdashës

22 shtator 2026 | 14:45

Milazim Thaçi, i mbijetuari i Masakrës së Izbicës, ka folur për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

I ftuar në emisionin “Kosova Live” në “T7”, Thaçi ka deklaruar se vendimi ka shkaktuar mërzitje të madhe tek ai dhe, sipas tij, në mbarë Kosovën.

“Ne atë ditë kemi pritur për mirë, por na doli ndryshe. Me na i dënu çlirimtarët është diçka tepër e mërzitshme e madhe. Po të tregoj drejt, jam mërzit, kam qarë dhe më thirrnin. U thosha, mos më thirrni hiç se s’dua të flas”, ka thënë Thaçi.

Ai është shprehur se mërzitja nuk ka qenë vetëm e tij, por edhe e banorëve të Brojës, Drenicës dhe, sipas tij, e shqiptarëve në Kosovë.

“Jo veç unë, po edhe Broja, edhe Drenica edhe Kosova, kush është shqiptar, kush e ndjen veten shqiptar, ata janë mërzit të gjithë. Po çka me bo, kishte pasur shumë keqdashës, bre, Zoti i marroftë”, ka deklaruar Milazim Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Blerina Rogova…