Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

22 shtator 2026 | 15:15

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” u ka drejtuar një memorandum institucioneve dhe liderëve politikë të Kosovës, duke kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas aktgjykimit të 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Kjo u bë me dije gjatë një konference për medie nga kryetari Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, Bardhyl Mahmuti, zëvendëskryetari Adnan Asllani dhe anëtarja e Kryesisë, Alketa Gashi- Fazliu.

Memorandumi i është drejtuar ushtrueses së detyrës së presidentes dhe kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministrit Albin Kurti, deputetëve të Kuvendit, si dhe kryetarëve të partive politike, përfshirë Bedri Hamzën, Lumir Abdixhikun, Ardian Gjinin, Fatmir Limajn dhe Dardan Mulliqin.

Në memorandum, Qendra e cilëson aktgjykimin e 16 shtatorit si “aktgjykim politik” dhe pretendon se përmes tij është krijuar një precedent që, sipas saj, paraqet rrezik për rendin kushtetues dhe sigurinë publike.

“Për këtë arsye kërkojmë nga Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe U.D. e Presidentit të Kosovës, zonja Albulena Haxhiu, që në konsultim me Kryeministrin e Kosovës…”, thuhet në pjesën e memorandumit të bërë publike.

Qendra kërkon që institucionet e Kosovës të ndërmarrin hapa institucionalë lidhur me zhvillimet pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka…