“Kosovë, mirë se ju gjetëm!”, FFK-ja mirëpret tre futbollistët e rinj (video)

22 shtator 2026 | 15:20

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka mirëpritur tre futbollistët e rinj që i janë bashkuar Kombëtares së Kosovës, Erblinin, Dionin dhe Milotin.

Përmes një video-mesazhi, FFK-ja u ka uruar mirëseardhje tre futbollistëve në kapitullin e ri të karrierës së tyre me fanellën e Kosovës.

“Kosovë, mirë se ju gjetëm! Me përkushtim, me krenari dhe me përgjegjësinë që mbart fanella e Kosovës, Erblini, Dioni dhe Miloti nisin një kapitull të ri në rrugëtimin e tyre”.

“Për Kosovën. Për fanellën. Për Dardanët. Forca, Kosovë!”, është thënë në mesazhin e FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, përmes Inspektoratit Qendror…