Messi prezanton fanellën speciale për ndeshjen e fundit me Argjentinën

22 shtator 2026 | 16:55

Lionel Messi ka prezantuar fanellën e veçantë që do ta veshë në atë që pritet të jetë ndeshja e fundit e tij me Kombëtaren e Argjentinës.

Kapiteni i “Albiceleste”-s do të luajë më 6 tetor kundër Beninit, në një sfidë që pritet të shënojë paraqitjen e fundit të tij me fanellën e Argjentinës.

Me këtë rast, Messi përmes një postimi në Instagram ka zbuluar fanellën speciale të përgatitur për këtë moment.

“Ndeshja e fundit. Një fanellë për të gjithë jetën”, ka shkruar Messi, teksa ka prezantuar fanellën që do ta mbajë në ndeshjen e veçantë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bujar Dugolli Në këto momente të vështira për Kosovën,…