Zidane zhvillon stërvitjen e parë si trajner i Francës
22 shtator 2026
| 16:50
Zinedine Zidane ka zhvilluar stërvitjen e parë në rolin e trajnerit të Kombëtares së Francës.
“Zizou” drejtoi seancën e parë në Clairefontaine, ku në fushë morën pjesë 12 futbollistë, ndërsa pjesa tjetër e ekipit punoi në palestër ose iu nënshtrua programeve të rikuperimit.
Debutimi i Zidane në stolin e “Les Bleus” do të jetë më 25 shtator, në transfertën ndaj Turqisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Pas kësaj, Franca do të përballet me Belgjikën më 28 shtator, Italinë më 2 tetor dhe sërish Belgjikën më 5 tetor.
Kështu, Zidane do të ketë katër ndeshje brenda dy javësh, ndërsa përballjet ndaj Italisë dhe Belgjikës do të zhvillohen në Francë.



