Raportohet se Haxhiu ka ftuar në takim familjet e ish-krerëve të UÇK-së

22 shtator 2026 | 19:23

Ushtruesja e detyrës së presidetes, Albulena Haxhiu, ka ftuar për takim në Presidencë familjet e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi pas aktgjykimit dënues nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Mediat kanë raportuar me burime brenda presidencës se takimi pritet të zhvillohet gjatë kësaj jave.

Burimet nuk kanë dhënë detaje të tjera rreth përmbajtjes së takimit apo datës së saktë kur ai do të mbahet.

Që nga shpallja e aktgjykimit sot do të mbahet nata e shtatë e protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë teksa protesta kundër këtij aktgjykimi ka pasur edhe në disa shtete të Evropës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Znj. Albulena Haxhiu, Kryetare e Kuvendit të Kosovës dhe U.D.…