Ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli arrestohet në Maqedoninë e Veriut me urdhër nga Serbia
22 shtator 2026
| 22:58
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Pushkolli është arrestuar në pikën kufitare Bllac – Han i Elezit në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Ai në një njoftim ka bërë të ditur se është arrestuar me urdhër të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.
“Arrestimi, sipas informacionit të dhënë, lidhet me faktin se jam pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Kërkoj që institucionet e Republikës së Kosovës të marrin menjëherë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e këtij rasti dhe mbrojtjen e të drejtave të mia”, ka bërë të ditur ai.
Pushkolli është duke u mbajtur në pikën kufitare dhe pritet të intervistohet nga pala maqedonase.



