Bashkë me gjeneratën e artë, Musliu-Shoshi mbledh fëmijët e çlirimtarëve
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, për të shtatën natë me radhë mori pjesë në protestën për çlirimtarët.
Në sheshin qendror të Prishtinës, ajo u takua me veteranë, familjarë të dëshmorëve e luftëtarëve që s’kursyen asgjë për lirinë e Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Karakteristik ishte takimi me djemtë e krerëve të UÇK-së. Musliu-Shoshi u takua me fëmijët e Kadri Veselit, Ramush Haradinajt, Agim Çekut dhe Daut Haradinajt.
Me të gjithë bashkë, ajo bëri një fotografi simbolike, duke shpërfaqur harmoninë ndërmjet gjeneratave dhe unifikimin për të drejtën e luftës së pastër që UÇK-ja bëri.
Ky është postimi i plotë i Musliu-Shoshit:
Sonte, me Ritën dhe djemtë e heronjve tanë të gjallë, Kadrisë, Ramushit, Agimit e Dautit.
Me familjet që lirinë nuk e kanë vetëm histori e kanë plagë, krenari dhe jetë.
Sonte, zemra na rreh për UÇK-në, për çlirimtarët tanë, për të drejtën tonë!
Nuk harrojmë. Nuk heshtim. Nuk ndalemi.



