Osmani takohet me Bill Clintonin në ShBA

23 shtator 2026 | 11:18

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.

Osmani ka bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook” se takimi u zhvillua në kuadër të pritjes së organizuar nga Clinton Global Initiative (CGI), që po mbahet në Nju Jork më 22 dhe 23 shtator.

“Me presidentin Bill Clinton në pritjen e organizuar nga Clinton Global Initiative”, ka shkruar Osmani, duke publikuar edhe një fotografi me ish-presidentin amerikan.

Osmani nuk ka dhënë detaje të tjera rreth bisedës me Clintonin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqit, ka…