Rikthimi i Jon Snow? Kit Harington jep sinjale të reja për vazhdimin e “Game of Thrones”
Kit Harington nuk e përjashton më mundësinë për të rikthyer personazhin e Jon Snow në “Game of Thrones”.
Aktori, i cili në vitin 2024 kishte konfirmuar se projekti për Jon Snow ishte lënë pezull, është shprehur sërish për këtë ide gjatë një interviste në podcast-in “Happy Sad Confused”.
Harington tregoi se pas përfundimit të serialit kishte pasur nevojë të merrte role të tjera, pasi për një kohë të gjatë ishte identifikuar kryesisht me Jon Snow.
“Besoj se më duhej të bëja edhe gjëra të tjera jashtë kësaj. Kanë kaluar disa vite dhe kam realizuar projekte të ndryshme. Tani kam bërë mjaftueshëm prej tyre sa të mos ndihem më i përcaktuar vetëm nga ai personazh”, tha ai.

Aktori më herët kishte deklaruar se kjo ishte vendosur në pritje pasi ekipi nuk arriti të gjente një histori që t’i entuziazmonte të gjithë.
Megjithatë, pas disa vitesh larg personazhit, Harington duket se është më i hapur ndaj rikthimit.

“I kam bërë të gjitha ato projekte të tjera. Tani ndihem sërish më rehat me këtë. Ndihem më rehat me personazhin, me atë botë dhe me vendin që zënë në jetën time”, u shpreh tutje.
Ndërkohë, aktori pritet të shfaqet në sezonin e dytë të serialit të HBO-së për “Harry Potter”, ku iu bashkua kastit pasi Nicholas Hoult u tërhoq nga roli i Gilderoy Lockhart për shkak të problemeve me orarin.



