Protestat dhe thirrjet për bashkim me Shqipërinë, Duncan: Pasojat e vendimit të Hagës po bëhen gjithnjë e më serioze

23 shtator 2026 | 11:25

Ish-këshilltari i Wesley Clark gjatë luftës në Kosovë, britaniku John Duncan, ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Prishtinë pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Duncan, i cili ka dëshmuar në Hagë në kuadër të mbrojtjes, ka thënë se pakënaqësia e shprehur pas vendimit gjyqësor ka çuar në protesta të njëpasnjëshme në Prishtinë, ndërsa ka përmendur edhe rikthimin e thirrjeve për bashkim me Shqipërinë.

“Pakënaqësia popullore lidhur me vendimet ka çuar në gjashtë ditë protestash në Prishtinë dhe në thirrje të përtërira për bashkimin e shqiptarëve. Pasojat e këtij rasti po bëhen gjithnjë e më serioze”, ka shkruar Duncan.

Ai ka vlerësuar se zhvillimet pas vendimit të Hagës po marrin përmasa gjithnjë e më serioze, duke iu referuar reagimeve dhe protestave të ditëve të fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kit Harington nuk e përjashton më mundësinë për të rikthyer…