‘Jo në emrin tim!’: Nata e 8-të e protestës në Prishtinë kundër vendimit të Speciales
23 shtator 2026
| 11:53
Edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të vazhdojë protesta kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo është bërë me dije përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare që bart moton e protestës “Jo në emrin tim”.
Kjo e mërkurë shënon natën e tetë të protestës, e cila, si çdo natë tjetër, do të nisë nga ora 21:00.




