“Hajde edhe ti në shesh”: Në Prishtinë shfaqen grafite me thirrje për protestë
23 shtator 2026
| 20:01
Pranë Fakultetit Juridik në Prishtinë janë shfaqur grafite që bëjnë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar për sonte, në orën 21:00.
Në mbishkrimet e vendosura në hapësirën pranë fakultetit thuhet: “UÇK. Hajde edhe ti në shesh”.
Përmes këtyre thirrjeve, qytetarët ftohen t’i bashkohen protestës së paralajmëruar në Prishtinë, e cila pritet të zhvillohet kundër vendimit të Gjykatës Speciale lidhur me ish-krerët e UÇK-së.



