“Presioni i qytetarëve është çdo ditë në rritje” – Tasholli për veprimet pas vendimit të Speciales
Ismail Tasholli nga “Liria Ka Emër” tha se presioni qytetar po rritet dita ditës pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Tasholli tha se qytetarët janë të vetëdijshëm për situatën dhe kërkojnë seriozitetin e qeverisë mbi këtë temë.
“Qytetari është i pjekur në leximin e secilit mesazh politik edhe kërkesa e tij decidive është serioziteti i trajtimit të asaj se çka ka ndodhur në Hagë. Do të thotë në këtë hapësirë më nuk ka mundësi të mashtrimit të qytetarit. Presioni i qytetarit është çdo ditë e në rritje për kërkesën e seriozitetit të qeverisë. Mos të harrojmë qeveria i ka resurset, mundësitë organizimin, madje në një konferencë për shtyp atje kur e paralajmëruam 1 tetorin si datën e marshit që jo në emrin tim do të thotë që të bashkëpunoj edhe me Shqipërinë të bashkëpunoj me të gjithë… Është e domosdoshme që të krijojmë mundësinë, të krijojmë platformat, të shfrytëzojmë mundësitë, rrjetet dhe të përçojmë mesazhe dhe të ekspozojmë fakte”, tha Tasholli në “DPT Te Fidani”.



