Dr. Lec Gradica nuk ishte vetëm mjek. Ai ishte shpresa e të plagosurve dhe simbol i humanizmit në ditët më të rënda të luftës

23 shtator 2026 | 23:39

Dr. Lec Gradica nuk ishte vetëm mjek. Ai ishte shpresa e të plagosurve dhe simbol i humanizmit në ditët më të rënda të luftës.

Shkruan: Fatmir Leci

Në odën e Bacit Bislim, në shtëpinë e tij e më pas në shkollën “Mehmet Gradica” në Gradicë, ai shëroi ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gra, nëna, fëmijë, pleq e të plagosur. Në ato ditë të vështira, ai ndihmoi edhe në ardhjen në jetë të mbi 300 fëmijëve.

Pranë tij ishte gjithmonë bashkëshortja e tij, Emine Leci, e cila nuk iu nda kurrë Dr. Lec Gradicës në shërbim të popullit dhe të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dr. Lec Gradica dhe Emine Leci ndihmuan çdo ushtar, çdo nënë, çdo motër, çdo fëmijë, çdo plak e çdo plakë.

Në atë spital ishte edhe Leutrim Ahmeti, i plagosur rëndë. Dr. Lec Gradica bëri gjithçka për ta shpëtuar, por nuk ia arriti. Leutrimi ndërroi jetë në duart e tij.

Emine Leci nuk iu nda kurrë Dr. Lec Gradicës. Por një ditë, në mënyrën më tragjike, ata u ndanë. Ajo ditë e zezë ishte 24 shtatori 1998, kur Dr. Lec Gradica ra heroikisht, ne Qyqavicen legjendare, ndërsa ishte duke u shërbyer ushtarëve të plagosur të UÇK-së.

Sot zemra na dhemb, sepse historia jonë dhe sakrifica e këtyre njerëzve nuk duhet të harrohen.

Dhe kam frikë se një ditë edhe mjekët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të burgosen vetëm për një arsye: sepse shëruan ushtarët e UÇK-së.

Nuk do ta harrojmë.
Nuk do ta lejojmë të fshihet historia jonë.
Drejtësia dhe e vërteta duhet të triumfojnë!

Lavdi e përjetshme Dr. Lec Gradicës
Lavdi të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për Lirinë e Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të nderuar përfaqësues të mediave, Ju ftojmë të ndiqni konferencën…