Kundërshtimi ndaj vendimit të Speciales, shqiptarët protestojnë edhe në Londër

24 shtator 2026 | 11:15

Në vazhdën e tubimeve të bashkatdhetarëve nëpër botë për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj krerëve të UÇK-së, një tubim është thirrur edhe në Londër.

Sipas një njoftimi nga Këshilli Organizativ, zhvillimet e 16 shtatorit kanë sjellë shqetësim dhe zhgënjim të madh te shumë shqiptarë, veçanërisht kur bëhet fjalë për UÇK-në dhe ish-krerët e saj.

“Në këto momente kemi nevojë për solidaritet, bashkim dhe respekt ndaj njëri-tjetrit. Tri shkronjat – UÇK, mbajnë për shumë shqiptarë kujtimin e një periudhe të rëndë të historisë sonë, të sakrificës së brezave dhe të atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Kjo histori dhe kujtimi i të rënëve meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe respekt”, është thënë në njoftim.

“Pavarësisht se ku jetojmë – në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Luginë apo në mërgatë – na bashkojnë gjuha, historia, familjet tona dhe përgjegjësia për të ruajtur kujtimin e brezave që sakrifikuan aq shumë”, është thënë më tej.

“Sot është koha të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, me maturi dhe dinjitet, duke kërkuar drejtësi, paanshmëri dhe respektim të plotë të të drejtave të secilit. Me këtë frymë solidariteti, ju ftojmë t’i bashkoheni protestës me moton: ‘JO NË EMRIN TIM!’”, është thënë mes tjerash në njoftim.

Tubimi paqësor është thirrur për të dielën, më 27 shtator, nga ora 11:30 deri në 13:30, në Richmond Terrace.

Kundërshtimi ndaj vendimit të Speciales, thirret tubim edhe në Londër

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në nenin 7 të Udhëzimin Administrativ (MMPHI)…