OIK zhvillon punëtori për forcimin e mbikëqyrjes profesionale në shëndetësi
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë (OIK), me mbështetjen e IHS Project, organizoi punëtorinë me temë “Mbikëqyrja profesionale dhe zbatimi i Rregullores së OIK-ut”.
Në aktivitet morën pjesë kryetarja e OIK-ut, Nexhmije Gori, drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Elvir Azizi, kryeinspektori shëndetësor, Labinot Zeqiri, kryetar i gjykates administraticeve Kreshnik Kaçiu, përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë, Shaban Osmanaj, përfaqësuesja e IHS-së, Fikrije Hasani, si dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë.
Në mënyrë online u kyçën edhe ekspertë nga Kroacia, të cilët ndanë përvojat e tyre profesionale në fushën e mbikëqyrjes profesionale.
Diskutimet u përqendruan në rolin e mbikëqyrësit profesional, zbatimin e Rregullores së OIK-ut dhe qartësimin e roleve, përgjegjësive dhe kompetencave të profesionistëve shëndetësorë.
U theksua nevoja për përcaktim të kujdesshëm të kompetencave, në përputhje me përgjegjësitë profesionale dhe kuadrin ligjor në fuqi.
Pjesëmarrësit vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet OIK-ut, institucioneve shëndetësore, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Inspektoratit Shëndetësor për forcimin e mbikëqyrjes profesionale dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Në përfundim, u shpreh pritja që diskutimet e punëtorisë dhe shkëmbimi i përvojave me ekspertët ndërkombëtarë të rezultojnë në një produkt konkret për avancimin e mbikëqyrjes profesionale dhe zbatimin e Rregullores së OIK-ut



