Protesta çdo natë në shesh, Çitaku: S’kemi me u ndalë, deri në fund
24 shtator 2026
| 12:51
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka shkruar në rrjetet sociale për protestat që do të vazhdojnë në mbrojtje të UÇK-së dhe kundër vendimit të Hagës.
Në një postim në “Facebook”, Çitaku ka shpërndarë edhe paralajmërimin që qytetarët të mblidhen çdo natë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
“Sot. Nesër. Çdo ditë. Pa u ndalë. Për Kosovën. Për lirinë. Për historinë tonë dhe për të ardhmen tonë. S’kemi me u ndalë. Deri në fund. Deri në liri”, ka shkruar Çitaku.



