Donjeta Sadiku humb në gjysmëfinale, mbetet me medalje të bronztë evropiane

24 shtator 2026 | 14:56

Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të Evropianit të boksit amator, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Sadiku, në kategorinë deri në 60 kilogramë, ka humbur me rezultat 4:1 nga boksierja e Serbisë, rusja Kristina Kuluhova.

Garuesen e Serbisë e kishte mposhtur në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, por jo edhe të enjten. Megjithatë, Donjeta ka siguruar vend në podium.

Boksierja 27-vjeçare e ka siguruar të mërkurën medaljen e bronztë, pas fitores në çerekfinale kundër boksieres nga Holanda, Maud van der Toorn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar në orët e paradites stërvitjen…