Alaba i bashkohet Udineses
Skuadra e Serie A të Italisë, Udinese, ka bërë një lëvizje të papritur duke u përforcuar me futbollistin David Alaba. Alaba të enjten ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe me Udinesen ka firmosur kontratë deri në fund të këtij sezoni, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Ai te skuadra italiane është transferuar si futbollist i lirë, pasi në fund të muajit qershor i ka skaduar kontrata me Real Madridin, ekip për të cilin ka luajtur për pesë sezone.
Në prezantimin e 34-vjeçarit, Udinese ka bërë me dije se ekipit i është bashkuar një kampion i vërtetë si Alaba, i cili do të shtojë përvojë dhe lidership.
Për Alaban, zhvendosja në Serie A të Italisë do të jetë një aventurë e re në karrierën e tij të pasur dhe të suksesshme. Krahas Real Madridit, Alaba ka luajtur edhe në Bundesligën e Gjermanisë, ku ka bartur fanellën e Bayern Munichut dhe Hoffenheimit.



