Ancelotti: Të rinjtë brazilianë nuk po luajnë mjaftueshëm
24 shtator 2026
| 11:19
Carlo Ancelotti ka folur për një nga problemet që, sipas stafit teknik të Kombëtares së Brazilit, po pengon zhvillimin e talenteve të rinj brazilianë.
“Stafi teknik i Kombëtares braziliane beson se problemi me lojtarët e rinj është se ata nuk piqen sa duhet, sepse nuk luajnë. Ata nuk luajnë këtu dhe nuk luajnë as jashtë vendit”, ka deklaruar Ancelotti.
Trajneri italian ka marrë si shembuj Endrick dhe Estevao, dy prej talenteve më të mëdhenj brazilianë të viteve të fundit.
“Shikoni rastet e Endrick apo Estêvão. Ata largohen në moshën 18 ose 19-vjeçare, mbërrijnë te një klub i madh evropian dhe nuk marrin minuta të mjaftueshme në fushë”, është shprehur Ancelotti.



