Burnley nxjerrë në shitje Brojën
Armando Broja pritet të largohet nga skuadra e Burnleyt në afatin kalimtar të janarit, kanë raportuar të mërkurën mediumet britanike.
Është bërë me dije se drejtuesit e Burnleyt kanë vendosur ta nxjerrin Brojën në shitje dhe po presin ofertën e duhur për lirimin e tij.
Sulmuesi i Shqipërisë nuk bën pjesë në planet e Burnleyt dhe për këtë arsye do të largohet nga klubi, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2030.
Për kartonin e tij, ekipi që bën gara në Championship po kërkon të paktën 10 milionë euro dhe po shpreson të ketë skuadra të interesuara për shërbimet e Brojës.
Në sezonin aktual, Broja ka vetëm 6 paraqitje për Burnleyn në të gjitha garat apo në total 216 minuta lojë.
Ai në verën e vitit të shkuar u transferua te Burnley, ekip që i pagoi Chelseat 23 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit.



