Liridon Leci emërohet trajner Vëllaznimit
24 shtator 2026
| 17:05
Vëllaznimi i Gjakovës ka zyrtarizuar Liridon Lecin në krye të skuadrës, ndërsa trajneri i ri ka zhvilluar sot edhe stërvitjen e parë me futbollistët.
Leci, i cili më herët ka drejtuar edhe Lirinë e Prizrenit, ka nisur kështu zyrtarisht punën te kuqezinjtë, me synimin për ta udhëhequr ekipin në vazhdim të sezonit.



