Elezaj: Sot në Klinë u bëmë bashkë kundër vendimit për ish-krerët e UÇK-së

24 shtator 2026 | 19:52

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka njoftuar se sot në Klinë është mbajtur protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Elezaj ka bërë të ditur se në protestë morën pjesë veteranë të luftës, të rinj e të reja dhe qytetarë të Klinës.

“Nga Klina themi se ky vendim nuk është në emrin tonë, nuk është në emër të popullit të Kosovës dhe nuk është në emrin tim”, ka shkruar Elezaj.

Ai ka thënë se, ndërsa ende pritet drejtësi për krimet e kryera nga Serbia ndaj popullit të Kosovës, qytetarët po përballen me gjykimin e luftës dhe të krerëve të UÇK-së.

Në fund të reagimit të tij, Elezaj ka shprehur nderimin për dëshmorët e kombit dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Iniciativa “JO NË EMRIN TIM” ka paralajmëruar një aksion simbolik…