Ndryshimi i Ligjit për Specialen në qeveri, Tahiri: Haxhiu u zotua se do të flasë me Kurtin për ta përshpejtuar procesin
Arian Tahiri, deputet i PDK-së, ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Ai ka thënë se tashmë projektligji për Dhomat e Specializuara është dërguar në qeveri dhe se kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, është zotuar se do të flasë me kryeministrin Albin Kurti për ta përshpejtuar procedurën.
“Arsye më të madhe Kosova dhe forcat politike sesa me qenë të bashkuar dhe për ta kundërshtuar këtë padrejtësi. 16 shtatori është realitet i ri, që cenon luftën, andaj për të mbrojtur dinjitetin tonë kombëtar, minimumi është të jemi të bashkuar, të ndërtohet platformë për të kundërshtuar padrejtësinë dhe përmes votës në afat shumë të shpejtë me e bë amendamentimin e ligjit. Ligji është për shtetin e Kosovës dhe për UÇK-në”.
“Tema e presidentit s’është temë aktualisht. Temat politike kanë hapësirë, por situata e re dhe në këtë situatë duhet bashkuar gjithë”.
“Zonja Haxhiu tha që do të flasë me z. Kurti që të përshpejtohet në qeveri dhe të mos mbahet 30 ditë”.
“Mundet të hënën, të martën me u votu nëse ka vullnet”, ka deklaruar Tahiri.



