17 kadetë të rinj i bashkohen FSK-së, mes tyre edhe një nga Shqipëria

25 shtator 2026 | 15:31

17 kadetë të rinj të klasës 2030, ndër të cilët edhe një kadet nga Shqipëria, i janë bashkuar sot Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në njoftimin e FSK-së është bërë me dije se kadetët e rinj kanë nisur një kapitull të ri në rrugëtimin e tyre drejt formimit si oficerë të ardhshëm të Kosovës.

FSK-ja më tej ka thënë se ky moment shënon fillimin e një rrugëtimi të ri në Qendrën për Studime Universitare.

“Përmes betimit solemn, 17 kadetët e rinj të klasës 2030, ndër të cilët edhe një kadet nga Republika e Shqipërisë, kanë nisur një kapitull të ri në rrugëtimin e tyre drejt formimit si oficerë të ardhshëm të Republikës së Kosovës, duke shprehur përkushtimin e tyre për t’i shërbyer vendit me nder, përgjegjësi dhe profesionalizëm. Ky moment shënon fillimin e një rrugëtimi të ri në Qendrën për Studime Universitare. Nga sot, ata mbajnë me krenari titullin e kadetit dhe marrin përsipër përgjegjësitë, sfidat dhe privilegjet që vijnë me këtë titull”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kosova ka fituar pesë medalje, tri të arta, një të…