Azemi: Nga janari do të kërkojmë pagë minimale 600 euro
26 shtator 2026
| 09:05
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se ata po kërkojnë që nga 1 janari i vitit të ardhshëm paga minimale të jetë 600 euro.
Azemi tha se ka një parapërgatitje të të gjitha institucioneve që të “jenë të vetëdijshme për greva”.
“Shiko, ju normal tani jeni në dijeni se ne në njërën anë po duhet të luftojmë që të rritet kjo pagë, siç ju thashë që së paku minimumi nga 1 janari i vitit të ardhshëm të jetë 600 euro”, tha Azemi për EkonomiaOnline.



