“Jo në emrin tim”: Të dielën në Shkup mbahet marsh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

26 shtator 2026 | 23:25

Në Shkup, të dielën më 27 shtator, do të mbahet marsh protestues me moton “Jo në emrin tim!”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas njoftimit të Këshillit Organizativ, marshi do të nisë në orën 14:00 nga Sheshi “Skënderbeu” në Shkup.

Për pjesëmarrje janë ftuar qytetarët, familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës, ish-të burgosurit politikë, studentët, profesorët, akademikët dhe artistët.

Ftesa u është drejtuar gjithashtu përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe subjekteve politike shqiptare.

Organizatorët kanë bërë të ditur se marshi synon të zhvillohet në mënyrë paqësore, qytetare dhe dinjitoze, duke kërkuar respektimin e rendit dhe qetësisë publike.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Polonia po ofron të paguajë 15 mijë dollarë në vit…