“Dosja 23” për intelektualët: Si u zhvillua operacioni i Prokurorisë dhe Policisë? (Video)
Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, mbështetur edhe nga njësitet tjera të specializuara policore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sot në orët e hershme të mëngjesit në komunën e në Zubin Potokut ka zhvilluar operacionin e koduar si ”Dosja 23”.
Gjatë operacionit, siç raporton edhe gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj, nëntë persona janë arrestuar nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile, transmeton Klankosova.tv.
Operacioni policor ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”.
Sipas informacioneve që kemi pranuar si nga Prokuroria Speciale ashtu edhe nga Policia e Kosovës, është thënë se personat e arrestuar dyshohen për pjesëmarrje dhe krime lufte gjatë periudhës, ku dyshohet se u zhdukën intelektualët në pranverën e 1999-ës. Sot janë kryer bastisje edhe në nëntë lokacione të ndryshme, ndërkohë janë konfiskuar edhe materiale të ndryshme”, u shpreh Zogaj.



