Kosova rrezikon izolim më të madh pas aktgjykimit të Hagës, thotë profesori Arifi
27 shtator 2026
| 13:18
Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, ka paralajmëruar se aktgjykimi dënues ndaj krerëve të UÇK-së mund ta thellojë izolimin politik dhe diplomatik të Kosovës.
Në një intervistë për “Ekonomia Online”, Arifi ka thënë se pasojat mund të reflektohen edhe në zhvillimin ekonomik dhe perspektivën e të rinjve.
“Kosova politikisht izolohet. Fizikisht do të qëndrojë këtu se nuk mund ta zhdukin, por nëse politikisht izolohet dhe diplomatikisht dëmtohet, do të jetë shumë e vështirë të flasim për integrime evropiane”, ka thënë ai.
Arifi ka kërkuar reagim institucional, përfshirë një rezolutë të Kuvendit dhe angazhim financiar për procesin e apelit.
“Pa përjashtime politike, këtu s’ka më parti politike”, ka thënë Arifi.



