‘Për Kosovën jap dy jetë’, shqiptarët në Oslo protestojnë për çlirimtarët
27 shtator 2026
| 14:20
Në Oslo, shqiptarët janë mbledhur nga ora 13:00 në Eidsvolls Plass, për të kundërshtuar vendimin dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pamjet e protestës janë publikuar në platformën “Liria ka Emër”.
Në video, përveç numrit të madh të qytetarëve pjesëmarrës, dëgjohet edhe kënga patriotike “Për Kosovën jap dy jetë, vdekjen time e vras vet”.



